Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka ndryshim të rëndësishëm javor në treguesit e Covid

Foto: arkiv

51 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 37 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 60% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.8% e 2859 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 2% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u rrit me 15 në 2677. 11 të infektuar u shtruan në spital. Të shtruarit u rritën me tre në 194. Janë 22 të infektuar në terapi intensive.

Tre vdekje me Covid të konstatuar janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. 33 u shëruan të martën. Janë administruar 60 vaksina.

Të dhënat janë afër treguesve të një jave më parë, kur të sapo infektuarit ishin 47, të sëmurët aktivisht 2669 dhe vdekjet nga infeksioni ishin sërish 3.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rodopet Lindore

Parashikimi i motit për 13 qershorin 2024

Të enjten para mesditës vranësira do të shpërndahet, në shumë rajone do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës, fillimisht në zonat malore e më pas në pjesën tjetër të vendit do të zhvillohen vranësira. Do të ketë reshje të shkurtra..

botuar më 24-06-12 7.40.MD

Njihen tre përfaqësuesit e PP-DB për Parlamentin Evropian

Nikolla Minçev, Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) do të jenë tre përfaqësuesit e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) në Parlamentin Evropian. Figura të njohura të PP-DB-së nuk do të jenë në Parlamentin e ardhshëm..

botuar më 24-06-12 6.46.MD

Presidenti nuk tha se kur do të mblidhte parlamentin e ri

Pres që pjesëmarrësit në zgjedhje të bëjnë analizën e tyre të thellë se pse u krijua hendeku i thellë mes bullgarëve dhe partive. Refuzimi i shumicës së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje është tregues - ata nuk identifikohen me PR-në e..

botuar më 24-06-12 2.51.MD