Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2980 janë të infektuarit e regjistruar me Covid në vend

Foto: BGNES

25 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 6 krahasuar me një ditë më parë. 56% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 4.8% e 516 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 4.6% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve u rrit me 23 në 2980. Në spital u shtruan 9 të infektuar, 5 prej tyre të vaksinuar. Të shtruarit në spital u rritën me pesë në 242. Në terapi intensive janë 24 të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. Dy persona u shëruan të dielën. Nuk ka persona të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 qershorin 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pas drekës do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 33°..

botuar më 24-06-10 1.05.PD
Nikollaj Markov (majtas) dhe Ivelin Mihajllov

Kush është lojtari i ri politik - partia “Veliçie”

Partia politike “Veliçie” (“Madhështia”) është regjistruar më 25 korrik 2023, me seli në fshatin Vetrino të rajonit të Varnës (Bullgaria Verilindore). Ajo u themelua nga Ivelin Mihajllov, krijuesi i atraksionit turistik "Parku Historik" pranë..

botuar më 24-06-10 12.49.PD

Numërimi paralel i Gallup, me 65% të kampionit, e vendos “Veliçie” në parlament

Rezultatet e regjistrimit paralel të agjencisë sociologjike “Gallup”, me 65% të kampionit, tregojnë këto rezultate pas zhvillimit të zgjedhjeve për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor: GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/ – 24,5%, ose 67 vende;..

botuar më 24-06-10 12.04.PD