Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetari Nikollaj Atanasov i lidh vitet e arta në BNR me Radio Bullgarinë

Foto: arkiv personal

Blloku i natës i programit "Horizont", talk shouja "Niki dhe Miqtë", formati muzikor dhe argëtues "Klubi i së Dielës Horizont" - këto janë vetëm disa nga rubrikat në transmetimin kombëtar me të cilat është lidhur karriera shumëvjeçare e gazetarit dhe prezantuesit Nikollaj Atanasov. Ai u bë pjesë e stafit të “Horizontit të Natës” në vitin 1998 dhe që nga atëherë, audienca në orët pas mesnatës gëzon timbrin e këndshëm të prezantuesit të dashur. Zëri i këndshëm dhe origjinal është një nga përparësitë më të mëdha të çdo prezantuesi radiofonik i cili përpiqet të vendosë emrin e tij në një mjedis mediatik konkurrues dhe jo gjithmonë miqësor. Megjithatë, pikërisht konkurrenca është ajo gjë që e ndërton karakterin e njeriut dhe i jep përvojë dhe frymëzim të madh për punë atij që guxon ta quajë “Shtëpinë e Vjetër”, siç e quajmë Radion Kombëtare Bullgare, shtëpinë e tij të dytë dhe dashurinë e tij përgjithmonë. Në këtë na bindi takimi me kolegun dhe mikun e Radio Bullgarisë, Nikollaj Atanasov.

“Duhet të kesh një zë, por sa bindës është ai dhe sa e magjeps publikun, kjo është një çështje tjetër” - tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë kolegu ynë i vjetër Nikollaj Atanasov.

Dera e parë e hapur për të në Radion Kombëtare Bullgare doli të ishte ajo e Radio Bullgarisë. Në vitin 1985 ai filloi punë në Radion Kombëtare Bullgare dhe një rastësi e lumtur e bëri atë pjesë të Redaksisë Bullgare të Radio Bullgarisë:

“Isha duke punuar në Qendrën Koordinuese të Programeve të BNR-së, kur në një moment shpallën një konkurs të brendshëm për prezantues në programin “Hristo Botev” të BNR. E fitova dhe ndërsa programi hezitonte nëse duhej të isha në bllokun e mëngjesit apo në atë të mbrëmjes, një kolege dhe shoqja ime, Zora Nejkova, më telefonoi për të më thënë se po kërkonin urgjentisht një gazetar mashkull për edicionin bullgar të Radio Bullgarisë. U lodha duke pritur se çfarë do të vendosnin në “Hristo Botev”, prandaj e pranova ofertën e Radio Bullgarisë. Në Redaksinë Bullgare ishim një ekip i mrekullueshëm, njerëz shumë të këndshëm dhe cilësorë dhe profesionistë të mirë.

Në atë kohë, drejtoreshë e Radio Bullgarisë ishte Rajna Konstantinova - "një profesioniste e mrekullueshme dhe një menaxhere jashtëzakonisht e mençur, e cila i trajtonte vartësit e saj me mirëkuptim", vëren Niki Atanasov. Si bashkëpunëtor i kahershëm i “Horizont”, ai vuri re menjëherë se lajmet nuk transmetoheshin live dhe i sugjeroi Rajna Konstantinovës për t’i transmetuar drejtpërdrejt. Ajo e përqafoi idenë, por kjo i solli atij pakënaqësinë e shumë kolegëve, sepse rriti sasinë e punës. Pavarësisht gjithçkaje, ndryshimi kishte një reagim të madh te dëgjuesit. “Kemi marrë letra, kemi pasur reagime, madje ndonjëherë kemi pasur takime të drejtpërdrejta me dëgjues nga mbarë bota – vuri në dukje Nikollaj Atanasov dhe theksoi: - Ne nuk kishim absolutisht censurë, të gjithë vendosnim dhe e merrnim përgjegjësinë për atë që transmetohej. Falë Rajna Konstantinovës, ne ishim vazhdimisht në kërkim të llojeve të reja të emisioneve, Radioja ishte plotë jetë. Ishte padyshim një periudhë e artë për Radio Bullgarinë.”

Në thelbin e çdo suksesi profesional është shkolla e mirë dhe mësuesit e mirë. Për Nikollaj Atanasovin, kjo shkollë ishte Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Sofjes, ku ai u diplomua në vitet 1970 të shekullit të kaluar. Mësuesi i tij në teori dhe praktikë ishte prof. Veselin Dimitrov, emri më i njohur në qarqet radiofonike të asaj kohe. “Një shans për mua kur hyra në Radio ishte që transmetimet sterile të radios me folësit si prezantues të vetëm të programeve ishin tashmë një anakronizëm. Ata ishin zhdukur në mënyrë të pakthyeshme”, thotë prezantuesi i njohur i radios.

“Në epokën e re, unë pata shansin të çlirohem nga prangat e konservatorizmit në radio. Pikërisht kjo e ndezi imagjinatën time dhe nisa të bëja emisione në të cilat komunikoja me publikun në një gjuhë më njerëzore, më normale. Kjo është magjia e madhe e radios. Një herë madje u befasova shumë duke takuar një dëgjuese kur isha ende në Radio Bullgari. Ishte një grua shumë simpatike që tha se po dëgjonte Radio Bullgarinë në Austri. Ajo më dha një kuti me karamele dhe më tha se unë isha arsyeja e cila e shpëtoi nga një hap fatal. Ajo më tha se donte t'i jepte fund jetës së saj, por zëri im, i cili ishte në transmetim në atë moment, ndikoi në mënyrë terapeutike tek ajo dhe e bëri të hiqte dorë.”

Zëri i Niki Atanasovit njihet jo vetëm nga eteri i BNR. Në kohën e lirë ai këndon dhe i bie kitarës, jep koncerte para adhuruesve të klasikes ruse, regjistron dhe nxjerr albume. Është i njohur si nga interpretuesit më të mirë të këngëve të Visockit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

 Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 26 prill 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 26 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj do t’ju japim informacion për një projekt të financuar nga Bullgaria, i cili do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e..

botuar më 24-04-26 3.00.MD

Bullgaria sot – 25 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju prezantojmë Korin e Dhomës "Vasill Arnaudov" dhe do t’ju informojmë për koncertin e tyre të radhës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.37 – Lajmet  10.29 –..

botuar më 24-04-25 3.00.MD

Bullgaria sot – 24 prill 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas do t’ju njohim me një mësues nga Pogradeci i cili ende ruan lidhjet me Bullgarinë. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përralla” të grupit P.I.F. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-04-24 3.00.MD