Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I vetmi korrespondent i medias bullgare në Rusi tгirret të largohet nga vendi

BNR: Dëbimi i Angell Grigorov nga Rusia është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion

Angell Grigorov
Foto: Arkiv personal

Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.

Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.

Radioja Kombëtare Bullgare përhapi ​​një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:

“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.

Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e bullgarëve e shohin si problem zhvillimin e inteligjencës artificiale

Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndan qëndrimet mes bullgarëve, por duket se mbizotëron shqetësimi. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të agjencisë së sondazheve Gallup International. 21% e të anketuarve thonë se inteligjenca..

botuar më 24-05-07 6.06.MD

Kushtet dhe arsyet për marrjen e shtetësisë bullgare

Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje..

botuar më 24-05-07 7.15.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Në kohë krizash, luftërash dhe pasigurie, ne nuk mund të lejojmë të neglizhojmë ushtrinë bullgare

“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e..

botuar më 24-05-06 1.26.MD