Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".
Redaksia “Bullgaria” e “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.
Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.
Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri".Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Turizëm” do t’ju flasim për qytetin malor bullgar Elena. Në “Këngën e ditës” do të keni mundësi të dëgjoni veprën më të re të grupit “Fandango”. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 18 prill 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund të dëgjoni këngën "Shtëpia e ëndrrave" në interpretim të Vanja Kostovës. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Sot do t’ju njohim me një vajzë shumë interesante. Një vajzë bullgare nga Shqipëria e cila jeton ne Sofje. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga dueti “Mania” Ju urojmë..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju sjellim informacion për fushatën zgjedhore për votën..