Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike Kombëtare".
Në takim morën pjesë ministri i kulturës Krëstjo Krëstev, zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva dhe kryetari i Unionit turistik Vencisllav Venev.
U shqyrtuan 14 aplikime. 7 prej tyre janë miratuar. Midis tyre janë Sinagoga në Sofje, Muzeu Historik në Strellça, Observatori Kombëtar Rozhen dhe Muzeu i Karstit të Rodope në Çepellare, Dogana e lashtë "Dimum" pranë kampit "Belene" dhe Muzeu Historik në Sevlievo me Kalanë “Hotaliç”.
Për shumë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare mund të lexonin në faqen shqip të Radio Bullgarisë në rubrikën “100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE”.Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..
Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..