Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev, i mbushën sallat dhe shkaktuan duartrokitje të gjata.
Dy koncertet në Paris, të cilat u mbajtën disa ditë më parë, u organizuan me rastin e festës sonë kombëtare, 3 marsit, nga dy shoqata për shkëmbim kulturor bullgaro-francez - Art Gallery Constantin, udhëhequr nga mjekët bullgar Dr. Konstantin Nikollov dhe bashkëshortja e tij Dr. Elena Radeva-Nikollova, dhe shoqata Artavenir, me drejtoreshë Jordanka Kostadinova.
Koncerti "Misteret nga kohët e largëta" në kishën "Shën Elisaveta e Hungarisë" në kryeqytetin francez prezantoi pesëmbëdhjetë vepra të muzikës kishtare-sllave të kompozitorëve bullgarë dhe rusë.
Një shembull i mrekullueshëm i mjeshtërisë së Korit Popullor Akademik, është një nga regjistrimet e tij të fundit në studio nën drejtimin e Kostadin Buraxhiev - kënga popullore "Mbeti Llalica" me aranzhim të Kirill Stefanov, soliste - Janica Stamenova.
Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..
Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre..
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..
"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është..