Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

8
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e Bansko-s njofton se ato ushtrohen për të qënë në gadishmëri në raste orteku, kërkim të njerëzve të humbur në male, shpëtim në raste tërmeti dhe fatkeqësi të tjera.


Përveç 20 kujdestarëve të qenve nga Bullgaria, në kursin e trajnimit marrin pjesë edhe kujdestarë dhe instruktorë nga Republika Çeke, Rumania dhe Sllovakia. Si një lloj mirënjohjeje e shoqërisë për profesionalizmin e shpëtimtarëve nga Skuadra Bansko e Shërbimit të Shpëtimit Malor, organizimi dhe mikëpritja u është besuar atyre.

Edicioni përvjetor i Kursit Ndërkombëtar i kushtohet 50 vjetorit të krijimit të Grupit të Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor. Në fund të trajnimit katërditor në terrenin e trajnimit për ortekët në majën Todorka, pjesëmarrësve të kursit do t'u bashkohen edhe veteranët - ish-kujdestarë të qenve të shpëtimit, si dhe mysafirë të tjerë, profesioni i të cilëve ka të bëjë me shpëtimin malor.

Përpiloi: D. Grigorova

Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev uroi bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në..

botuar më 24-05-05 10.35.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar. "Krishti u ringjall! Duke e..

botuar më 24-05-05 9.33.PD

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare: Dhuratat e Zotit janë të panumërta, por më e madhja prej tyre është Ringjallja

“Fitorja mbi vdekjen, që Zoti-njeri, Zoti ynë Jezu Krisht, mban mbi errësirën dhe gjithë fuqinë gjithëpërfshirëse dhe shkatërruese të së keqes, është kulmi, manifestimi më i lartë dhe më përfundimtar i dashurisë së Zotit për ne dhe për të gjithë..

botuar më 24-05-04 5.57.MD