Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas testimit në masë: Në Bansko s’ka Covid-19

Foto: BTA

115 banues të baskisë Bansko kanë kundërtrupa ndaj koronavirusit tregoi testimi në masë të popullsisë. Gjatë muajit të fundit të testuarit me testime të shpejta janë 2250 veta. Pas vlerësimit të organeve të shëndetësisë disa njerëzve u janë marrë mostra me tampona që janë dërguar për analizë me teknikën PCR (reaksion zinxhir i polimerazes”). Rezultatet prej tyre janë negative, njoftuan sot nga Bashkia e Banskos.

Testimi në masë filloi menjëherë pas heqjes së karantinës dyjavëshe, nën të cilën ndodhej vendpushimi malor.

Në kushtete e respektimit të masave parandaluese sanitare Banskoja, e cila është e njohur si vend i përshtatshëm për pushime gjatë gjithë vitit dhe si destinacion i parapëlqyer turistik nga bullgarët dhe të huajt, tashmë punon mbi përgatitjen e sezonit veror.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të..

botuar më 24-05-02 6.11.MD
Marija Sharkova

Një spital privat me struktura pediatrike do të përkeqësojë problemin e personelit

Vendimi për krijimin e një spitali privat për fëmijë, i cili u anulua mbrëmë, u mor në kushtet e një ndërprerjeje informacioni, tha për BNR avokatja Marija Sharkova, anëtare e Këshillit Publik për Krijimin e Spitalit Kombëtar të..

botuar më 24-05-02 3.07.MD

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD