Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..
Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..
Në Kampionatin Evropian të Boksit në Beograd, Rami Kiuan arriti suksesin më të madh të karrierës së tij dhe mundi në finale rusin Xhambullat Bizhamov në kategorinë 75 kg me votat e gjyqtarëve 3:2. Në finalen e Beogradit, Rami humbi raundin e parë,..
Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar...